Parashikimi i motit për të premten

Kosova

Parashikimi i motit për të premten

Më: 30 prill 2026 Në ora: 21:40
Ilustrim

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit por i ftohtë e me ngrica lokale.

Gjatë ditës priten vranësira të pjesshme.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje gjatë ditës, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 2°C.

Ato maksimale prej 9 deri në 14°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat