Parashikimi i motit për vikend

Kosova

Parashikimi i motit për vikend

Më: 23 maj 2026 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Të shtunën, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 11 gradë Celsius, maksimalet gjatë ditës do të lëvizin 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga pjesa jug-perëndimore dhe jug-lindore me shpejtësi 1 deri 6 m/s.

Kurse të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtëra me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmet 19 deri 23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga pjesa jug-perëndimore me shpejtësi nga 1 deri 10 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat