Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga takimi në Podujevë duke i falnderuar qytetarët për pritjen.
Abdixhiku tha se në ‘Hajde Folim’ morën pyetje, sugjerime, dhe se morën edhe perspektivën e qytetarëve mbi përditshmërinë e tyre, shqetësimet, shpresat dhe pritjet që kanë për vendin.
Postim i plotë:
Të faleminderit Llap!
Ditën e nisëm në Llap, në sheshin e Podujevës, në takimin e radhës të “Hajde Folim”.
Morëm pyetje, sugjerime; morëm edhe perspektivën e qytetarëve tanë mbi përditshmërinë e tyre, shqetësimet, shpresat dhe pritjet që kanë për vendin.
Në këtë parafushatë, takimet ballëhapur e faqebardhë me njerëzit e Kosovës më kanë dhënë perspektivën më të vlefshme elektorale: atë të politikës me qytetarë e për qytetarë. Jo të pritjes nga ta, por të udhëtimit bashkë me ta. Sepse politika e vërtetë nuk bëhet larg njerëzve; por mes tyre. Kur del ballëhapur tyre.