Ngjarjet e datës 25 maj

Kosova

Ngjarjet e datës 25 maj

Më: 24 maj 2026 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës – SCAAK mban Konferencën Ndërkombëtare të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Organizata Germin organizon tryezën me temën: “Votimi nga Jashtë Vendit, Diaspora në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 09:30)

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë organizon ceremoninë e përurimit të punimeve në ndërtesën shumë-banesore sociale. Marrin pjesë Hubert Perr, Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit, BE në Kosovë dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Banesat te parku, Istog, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratë sponsorizimi. (Zyrat e KOK-ut, ora 10:30)

Me rastin fillimit të aktiviteteve të organizuara në kuadër të “Ditëve të Historisë”, mbahet ceremonia zyrtare që shënon fillimin e këtyre aktiviteteve. (Fakulteti Filozofik i UP-së, ora 11:00).

Mbahet debati me temën: Akuzat ndaj gazetarëve dhe mediave pas arrestimit të drejtorëve të shkollave dhe institucioneve shëndetësore – fakte apo manipulim politik?“. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Mbahet aktiviteti “Shesim të Dhurojmë” organizuar nga shkolla “Mileniumi i Tretë”, në partneritet me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës dhe Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. (Sheshin Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 11:00 – 13:00)

Përurohet Shtëpia Muze e Ymer Elshanit. (Korroticë e Ulët, komuna e Drenasit, ora 12:00)

“Hajde me rininë”, kandidatja për presidente nga LDK-ja Vjosa Osmani dhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku mbajnë takim me të rinjt. (Parku i qytetit në Prishtinë, ora 18:00)

Mbahet recital i veçantë për piano të pianistit të njohur slloven Alexander Gadjiev. (Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendrore Universitare, Prishtina, ora 20:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat