Ministria e Bujqësisë me projekte për infrastrukturë bujqësore

Kosova

Ministria e Bujqësisë me projekte për infrastrukturë bujqësore

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 20:37
Armend Muja, Shpejtim Bulliqi

Zhvillimi i sistemeve të ujitjes në Podujevë vazhdon të jetë në fokus të Ministrisë së Bujqësisë, për të mbështetur bujqësinë lokale.

Autoritetet sot prezantuan sistemin e kanalit të ujitjes me rënie të lirë në zonën e Lupçit për të mundësuar furnizimin e tokave bujqësore, projekt ky që kap vlerën 110 mijë euro.

Ndërkohë që në Parkun Bujqësor në Sfeqël, u nënshkruan tri marrëveshje, përmes të cilave do të mbështeten projekte strategjike që kontribuojnë në rritjen e produktivitetit bujqësor dhe përmirësimin e kushteve për fermerët e llapit.

Kanali i ujit që filloi të ndërtohej në janar të këtij viti, vlerësohet si një nga investimet shumë të rëndësishme në bujqësi, sektor ky që shihet si shtyllë e zhvillimit ekonomik lokal.

Vlera e projektit të Parkut Bujqësor është rreth 1.4 milion euro, ndërsa sipërfaqja e tij është 6 hektarë tokë.

U tha se ky investim është një nga projektet më inovative në sektorin e bujqësisë dhe do të jetë parku i parë bujqësor i këtij lloji në Kosovë.

Parku Bujqësor paralajmërohet se do të përmbyllet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat