Prejlep dhe Gllogjan nderojnë dëshmorët e kombit

Kosova

Prejlep dhe Gllogjan nderojnë dëshmorët e kombit

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 20:19
Gllogjan

Në 28-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Gani e Xhafer Bala, Gazmend e Blerim Lokaj dhe Armend Kukleci, në Prejlep dhe Gllogjan u zhvilluan aktivitete përkujtimore, ku familjarë dhe bashkëluftëtarë nderuan jetën dhe veprën e tyre.

“Dhimbje e madhe ishte për ne kur forcat e Njësisë Speciale filluan të binin, sepse ata në mesin tonë ishin luftëtarë të Zotit. Rënia e tyre ishte shumë e rëndë për ne, por ne e vazhduam luftën me vendosmëri të lartë deri në çlirimin e Kosovës”, tha Idriz Balaj, ish-komandant i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza”.

Ndërsa bashkëluftëtari dhe familjari Mehmet Musa theksoi se dëshmorët kanë një nder të veçantë në historinë e vendit.

“Dëshmorët e atdheut fitojnë një të drejtë që nuk e fiton çdokush tjetër, të drejtën që populli t’i vizitojë me kurora pranë varreve të tyre. Sot është një ditë që përmban si krenari ashtu edhe dhimbje, por kjo ka qenë pasuria më e madhe e kësaj bote”, tha Musa.

Dëshmorët Gani e Xhafer Bala, Gazmend e Blerim Lokaj dhe Armend Kukleci ranë heroikisht në betejat e Vokshit, Isniqit dhe Prejlepit, të cilat konsiderohen ndër më të lavdishmet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat