Komuna e Suharekës formon komisionet që do të vlerësojnë dëmet që shkaktoi stuhia e shiu

Kosova

Komuna e Suharekës formon komisionet që do të vlerësojnë dëmet që shkaktoi stuhia e shiu

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 10:23
Fotoilustrim

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se pas dëmeve që u shkaktuan nga  stuhia dhe shiu janë formuar komisionet për vlerësimin dhe evidentimin për dëmet.

Këto komisione, sipas Muharremajt, do ta bëjnë vlerësimin  e dëmeve në bujqësi, institucione publike, arsimore, biznese, hapësira publike dhe të ndryshme.

“Komisionet e formuara në kontakt me kryetarët e fshatrave, do të dalin në teren dhe do të bëjnë vlerësimin e gjendjes dhe dëmeve të shkaktuara”.

Muharremaj i ftoi qytetarët që edhe sot të kenë kujdes nga stuhia e paralajmëruar.

“Sipas njoftimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, stuhi dhe të reshura mund të ketë edhe gjatë ditës së sotme, andaj veproni me qetësi dhe në harmoni me rregullat e publikuara nga institucionet përkatëse”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat