​Aksion në kërkim të dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercës

Kosova

​Aksion në kërkim të dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercës

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 22:22
Fotoilustrim

Departamenti i motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi të dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercës.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin e tyre.

Shpresojmë që shumë shpejt motoristët të gjenden dhe të kthehen të sigurt”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat