Të rinjtë në fokus të aktivitetit “Zëri yt, e ardhmja jonë” në Prishtinë

Kosova

Të rinjtë në fokus të aktivitetit “Zëri yt, e ardhmja jonë” në Prishtinë

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 08:06
Fotoilustrim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Kartën Rinore Evropiane në Kosovë, do të organizojë aktivitetin “Zëri yt, e ardhmja jonë”.

Aktiviteti i kushtohet të rinjve në Kosovë, duke vënë në fokus aspiratat, sfidat dhe mundësitë e tyre, si dhe rëndësinë e përfshirjes së zërit të rinisë në proceset që ndikojnë në të ardhmen e vendit.

Ngjarja do të mbahet në orën 10:00, në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në hapësirën para Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.

Organizatorët synojnë që përmes këtij aktiviteti të promovojnë pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe të krijojnë hapësirë për diskutim mbi nevojat dhe perspektivat e gjeneratës së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat