Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 07:57
Fotoilustrim

Sot, vendi do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe i thatë, me temperatura minimale nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë Celsius.

Era, sipas Insitutit Hidrometerologjik, do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, ndërsa lokalisht priten edhe përforcime të përkohshme.

Gjatë mesditës dhe pasdites pritet ngarkesë e shtuar termike, ndërsa temperaturat e larta dhe moti i thatë do të rrisin nevojën për ujitje në bujqësi.

Ndërkohë, indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat