Shtimja përfiton 255 mijë euro për banimin social adekuat

Kosova

Shtimja përfiton 255 mijë euro për banimin social adekuat

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 14:14
Pamje nga takimi

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, për zbatimin e këtij projekti.

Komuna e Shtimes përfiton 255 mijë euro në projektin e banimit social adekuat

Me kryetarin eShtimes, Qemajl Aliu, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për zbatimin e projektit të banimit social adekuat.

Në kuadër të këtij projekti, për Komunën e Shtimes është paraparë një investim prej 255 mijë eurosh, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë.

Po investojmë në projektin e banimit social adekuat në mënyrë që të sigurojmë banim më të denjë dhe kushte më të mira jetese për qytetarët tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat