Ngjarjet e datës 4 shtator

Kosova

Ngjarjet e datës 4 shtator

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 22:52
Fotoilustrim

Partia Demokratike e Kosovës mban aktivitet para Qeverisë. (Objekti i Qeverisë, ora 07:30)

Seanca përfundimtare në rastin e Ferhat Bejtullahu, i cili u godit nga një veturë që përfundoi tragjikisht me fatalitet. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:15)

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Javës së Nënës Terezë 2026, e cila këtë vit i kushtohet temës së bamirësisë. (Muzeu i Nënë Terezës, Prizren, ora 11:00)

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së mbajnë konferencë për media lidhur me organizimin e protestës më 12.09.2026 dhe pritjen e verdiktit përfundimtar nga Gjykata Speciale për kreret e UÇK-së. (Shoqata e Invalidëve të luftës së UÇK-së, selia e qendrore, kati i dytë, rruga UÇK-së, ora 11:00)

Fillon festivali tradicional Hardh Fest. (Rahovec, ora 11:00)

Mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Mustafë Krasniqit. (Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri”, Obiliq, ora 12:00)

Nis edicioni i dytë “Prishtina Dance Festival, një festival ndërkombëtar që sjell në Kosovë vallëzues dhe artistë nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë. (Klan Arena, ora 18:00)

Mbahet koncertin solemn me rastin e 10 - vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës në Katedrale. (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 20:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat