Ekipet e mirëmbajtjes po vazhdojnë punën në terren në të gjitha pjesët e vendit, me ndërhyrje të nevojshme për përmirësimin e gjendjes së rrugëve dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nisur gjithashtu hartimin e planeve mujore të punës për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor. Sipas ministrisë, kjo synon të përmirësojë organizimin dhe planifikimin e ndërhyrjeve, si dhe të mundësojë mbikëqyrje më të rregullt të punimeve në terren.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në segmentet ku janë duke u zhvilluar punime.
Ministria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, duke theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes së vazhdueshme për krijimin e rrugëve më të sigurta në gjithë vendin.