E diela me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 24 gradë

Kosova

E diela me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 24 gradë

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 21:21
Fotoilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e diel, 13 shtator, do të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit, nuk priten reshje të theksuara gjatë ditës.

"Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 24°C", njofton ky Institut.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat