Ngjarjet e datës 23 shtator

Kosova

Ngjarjet e datës 23 shtator

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 22:02
Fotoilustrim

Oda Ekonomike e Kosovës organizon konferencën “Përmbyllja e Arsimit Dual në Kosovë: Arritjet, mësimet e nxjerra dhe hapat e mëtejmë”. (Tech Park Prishtina, ora 09:30)

Nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë. (Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00)

Aktivitetet e Kombëtares së Kosovës dhe të Kombëtares së Irlandës, (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë):

Në orën 10:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Irlandës

Në orën 11:00 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Irlandës

Në orën 16:20 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës

Në orën 17:00 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës

Mbahet ceremonia e dorëzimit të projektit të renovimit të shkollës “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq, mbështetur nga Japonia. Marrin pjesë i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Hiroyasu Tanigaki, dhe kryetari i komunës, Halil Thaçi. (SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, rruga “1 Tetori”, Obiliq, ora 14:30) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat