Gjykimi në mungesë i 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 8:30)
Ministria e Kulturës dhe e Turizmit organizon Konferencën qendrore për shënimin e Ditës Botërore të Turizmit, me temë: “Re: Tourism – AI në promovimin e turizmit në Kosovë”. Marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci,
zv. ambasadorja e Italisë, Chiara Castaldo (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 9:00)
Iniciativa “Jo në emrin tim” zhvillon aksion simbolik. (Para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ora 10:00)
Seanca e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 10:00)
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Konferenca e Muajit Botëror të Alzheimerit, përmirësimi i kujdesit për demencën në Kosovë (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 11:30)
Gjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 13:00)
OVL-UÇK organizon protesta nëpër qytete të Kosovës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. (ora 17:00)
Protestë “Jo në emrin tim” kundër kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 21:00)