“Jo në emrin tim”, Komuna e Skenderajt miraton Deklaratë kundër Speciales

Kosova

“Jo në emrin tim”, Komuna e Skenderajt miraton Deklaratë kundër Speciales

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 12:04
Kuvnedi Komunal i Skënderajt

Komuna e Skenderajt e ka miratuar Deklaratën “Jo në emrin tim”, që kundërshton aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë për liri.  

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Skenderajt për mbështetjen njëzëri të propozimit tim për miratimin e Deklaratës “JO NË EMRIN TIM”, përmes së cilës shprehim mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, solidariteti me familjet e tyre dhe ritheksohet se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri dhe çlirim.

Ai ka thënë se votimi në Kuvendin Komunal është dëshmi se të gjithë qytetarët e Kosovës kundërshtojnë Gjykatën Speciale.

“Ky votim i njëzëshëm është një dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve të Skenderajt: “JO NË EMRIN TIM!” Mirënjohje për secilin anëtar që e mbështeti këtë deklaratë!”, ka shkruar Lushtaku. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat