Mbahet Forumi Kosovë-Luksemburg për Mobilizimin e Investimeve Private në Kosovë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, sektorit financiar, bizneseve dhe ekspertëve. Marrin pjesë ambasadori i Luksemburgur dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, ora 08:30)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) mban konferencë për prezantimin e studimit “Pëlqimi dhe normat gjinore nga perspektiva e fëmijëve”. (Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 10:00)
Prezantimi i rezultateve, aktiviteteve dhe rekomandimeve që dalin nga bashkëpunimi mes INDEP dhe KAS. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)
Nis festivali i Kafesë dhe Çajit. (Sheshi “Zahiri Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione mban mbledhje. Në rend dite mbledhja konstituive e Komisionit. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” mban konferencë për media. (Hotel “Manami”, ora 14:00)