Në orët e hershme të mëngjesit, ndalohen tri mjete me dru në Ferizaj e Shtërpcë

Kosova

Në orët e hershme të mëngjesit, ndalohen tri mjete me dru në Ferizaj e Shtërpcë

Më: 2 tetor 2026 Në ora: 10:14
Fotoilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, Policia në Ferizaj dhe Shtërpcë, në bashkëpunim me Agjencinë e Pylltarisë së Kosovës, kanë ndaluar tri mjete të ngarkuara me dru, gjatë kontrolleve për parandalimin e prerjeve dhe transportit të kundërligjshëm.

Në fshatin Burrnik, rreth orës 04:00, janë hasur dy mjete me dru, një xhip me rimorkio dhe një traktor me rimorkio.

 Të dyja mjetet janë shoqëruar në depon e Pylltarisë, ku zyrtarët e APK-së kanë konfiskuar drutë dhe kanë ndërmarrë veprimet procedurale.

Ndërkaq, në fshatin Brod të Shtërpcës është ndaluar edhe një furgon i ngarkuar me dru. Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të Planit Operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”.

“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në mbështetjen e institucioneve kompetente për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive pyjore, si dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme.

Policia fton qytetarët që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në numrin kujdestar 192 ose në platformën digjitale "Lajmëro Policin”, thotë PK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat