Ngjarjet e datës 12 tetor

Kosova

Ngjarjet e datës 12 tetor

Më: 12 tetor 2026 Në ora: 08:54
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatike e Kosovës, organizon ceremoninë e hapjes së edicionit e 12-të të Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Kosovës, Mirjeta Behluli. (Hotel “Venus”, Prishtinë, ora 09:30) Do të ketë video – LIVE

Komisioni i Pavarur i Mediave mban mbledhjen e radhës.(Zyret e KPM-së, Hajvali, 10:00) Do të ketë video

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) mbajnë protestë publike lidhur me mosrealizimin e pagave. (Para Gjykatës Supreme, Prishtinë, 10:00) Do të ketë video – LIVE 

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00) Do të ketë video – LIVE në deklarata

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat