​Ankandi i dhjetë i letrave me vlerë mbahet më 23 tetor

Kosova

​Ankandi i dhjetë i letrave me vlerë mbahet më 23 tetor

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 10:05
Fotoilustrim

Më 23 tetor mbahet ankandi i dhjetë për 2026, njoftoi sot Ministria e Financave.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet trevjeçar në shumë 25 milionë euro.

Ministria e Financave rikujton se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për tri vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Personat e interesuar rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë mund të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat