Mbahet dita e dytë e Samitit të Ballkanit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton Planin e Punës për Sesionin vjeshtor 2026 dhe formimi i grupeve të punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raportojnë para Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës organizon ceremoninë e promulgimit dhe pavarësimit të programit ATLS Kosova. Merr pjesë Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë. (Qendra e Mjekësisë Urgjente (QMU), Prishtinë, ora 12:00)
Action for Mothers and Children (AMC) organizon aktivitet me personat që jetojnë me diabet të tipit 1 dhe familjarët e tyre, me ç’rast do t’i ndajnë përvojat personale. (Para amfiteatrit, Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 15:00)