Ngjarjet e datës 21 tetor

Kosova

Ngjarjet e datës 21 tetor

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 21:05
Fotoilustrim

Instituti për Mjekësi Sportive organizon Konferencën e dytë ndërkombëtare për mjekësinë sportive – ICSM 2026. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, ora 9:00)

Chester Group mban Lifestyle Conference 2026 me temë “Përtej ndërgjegjësimit: e ardhmja e shëndetit fillon me veprim”. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 9:00)

EcoKosWomen dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës organizon panair me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026. (Salla C-203, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Mbledhje e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2026. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Shpallja e aktgjykimit ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 13:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat