Ngjarjet e datës 23 tetor

Kosova

Ngjarjet e datës 23 tetor

Më: 22 tetor 2026 Në ora: 21:26
Fotoilustrim

Nisin punimet e Kongresit VIII të Mjekësisë – Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie, organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 08:00)

Mbahet takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën, në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve. (Hotel “Palace”, Shupkovc Mitrovicë, ora 09:00-12:30)

Mbahet konferenca shkencore “Luigj Gurakuqi në Rilindjen Kombëtare dhe në Periudhën e Shtetndërtimit”, organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë – Tiranë. (Instituti Albanologjik, Prishtinë, ora 09:30)

Mbahen Lojërat Sportive Tradicionale në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare. (Qendra Sportive “Shani Nushi”, Gjakovë, ora 10:00)
 

Mbahet Ceremonia zyrtare e mbylljes së Programit ndërkombëtar të masterit të specializimit të avancuar “Be smart in the city – Planifikimi i integruar ndërsektorial dhe menaxherial për qytetet e mençura (Smart cities)”. (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës, Modellarium, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për raportin vjetor të auditimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2025. Të ftuar: ministri i Financave Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 02/2026. (Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, ora 15:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat