Gjatë vikendit mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, raporton KosovaPress.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 8-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 metra për sekondë.
Ditën e shtunë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7-11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1–4 metra për sekondë.
Ndërsa, ditën e diel do të mbretërojë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7-10 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi 1–3 metra për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.