​Ngjarjet e datës 2 nëntor

Kosova

​Ngjarjet e datës 2 nëntor

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 22:02
Fotoilustrim

Komisioni për Integrim Evropian mban takim me Jeton Zulfaj - kryenegociator i Kosovës me BE-në dhe koordinator Kombëtar për Planin e Rritjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Komisioni për Arsim dhe Shkencë mban tryezë lidhur me sfidat dhe prioritetet në Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 09:00)

Ministria e Shëndetësisë organizon tryezën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Salla P38, objekti i Qeverisë së Kosovës, ora 10:00)

Mbahen homazhe pranë obeliskut dhe shtatores së Heroit të Kombit, Afrim Zhitia. (Llugë, Podujevë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:30)

Organizatat joqeveritare të Komunës së Gjakovës mbajnë aktivitetin sensibilizues në shenjë proteste dhe solidarizimi kundër vrasjeve të grave dhe dhunës ndaj tyre. (Përballë stacionit policor, gjykatës dhe prokurorisë në Gjakovë, ora 12:00)

Me rastin e 37-vjetorit të rënies heroike të Heronjve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu mbahen homazhe. (Varrezat e Dëshmorëve, lagjja Velania, Prishtinë, ora 12:00 dhe vendi i rënies së tyre - Bregu i Diellit, Prishtinë, ora 13:00)

Komisioni Ad hoc shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat