​Ngjarjet e datës 3 nëntor 2026

Kosova

​Ngjarjet e datës 3 nëntor 2026

Më: 2 nëntor 2026 Në ora: 22:06
Fotoilustrim

Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për efiçiencë të energjisë; raportim i anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, lidhur me gjendjen në këtë institucion. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton fushëveprimin e Komisionit dhe Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi shqyrton Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Qendra e Prishtinës e Lëvizjes Vetëvendosje! do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Pas dorëzimit, do të ketë deklarim për media. (Para objektit të Prokurorisë Speciale, ora 10:00)

Fondacioni Ballkani i Gjelbër (Balkan Green Foundation) do të organizojë edicionin e 15-të Balkan Green Ideas. Marrin pjesë Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë, Nermin Mahmuti – drejtor ekzekutiv i Fondit për zhvillim të komunitetit, Dardan Sejdiu, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Balkan Green. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren, ora 10:30)

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon ceremoninë e lansimit të Platformës Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Digjitale. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, Prishtinë, ora 11:30)

Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektligjin për inovacion dhe ndërmarrësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:30)

ETEA organizon dialogun socio-kulturor “Lidershipi në shkolla – Çfarë e bën një shkollë të suksesshme”, në kuadër të programit kulturor të Qendrës “Libart”. (Qendra “Libart”, brenda objektit të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 14:00-15:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat