Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione takohet me eksperten nga Instituti Nacional Demokratik(NDI), diskutohet për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje. (Salla N-303, Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen. (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Instituti Albanologjik, Dega e Historisë, organizon tryezën shkencore “Rrafshi i Kosovës dhe i Dukagjinit (1689-1690): fushata habsburgase dhe perceptimet historike”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2025. (Salla C-203, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) mban për media. (Zyrat e OVL UÇK-së, Prishtinë, ora 12:00)
Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat dhe publikon çmimet për asetet në shitje përmes likuidimit (Salla e konferencave, Hoteli Grand”, Prishtinë, ora 12:30)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës, ora 14:30)