Mbahet Konferenca shkencore “Historia ekonomike e Kosovës 1912-1999”. (Fakulteti Filozofik, Prishtinë, ora 9:30)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Instituti Albanologjik organizon tryezë shkencore në shenjë të 80-vjetorit të lindjes së Zymer Nezirit. ( Instituti Albanologjik, Prishtinë, ora 10:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban tryezën e diskutimit “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”. (European House, Prishtinë, ora 10:00–11:10)
Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" dhe Shtëpia Studio Kadare - Bashkia Tiranë, do të hapin ekspozitën “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, gjeniut të letrave shqipe dhe njërit prej zërave më të shquar të letërsisë botërore. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Banka Botërore do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë. (Hotel "Swiss Diamond", Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet dita e dytë e Dokutech. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 11:00-13:45)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për media, prezantohet raporti analitik lidhur me planifikimin dhe organizimin e punës së Kuvendit të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, ora 13:00)
Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore mban takimin e rregullt konsultativ të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, Kuvendit të Kosovës, shoqërisë civile, akademisë dhe partnerëve zhvillimorë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 14:00-16:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, miraton buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)