Mot i vranët me intervale me diell

Kosova

Mot i vranët me intervale me diell

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 07:04
Fotoilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale kohore me diell.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius.

Ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat