​Ngjarjet e datës 10 nëntor

Kosova

​Ngjarjet e datës 10 nëntor

Më: 9 nëntor 2026 Në ora: 21:46
Fotoilustrim

Mbahet në mungesë seanca e shqyrtimit kryesor ndaj të akuzuarit në rastin e vrasjes së Diana Kastratit. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Komisioni Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për efiçiencë të energjisë. Do të ketë edhe raportim të anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës lidhur me gjendjen në këtë institucion. Do të shqyrtohet edhe vendimi i presidentes për Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Mirëqenie Sociale mban takim me organizatat e licencuara për mbështetje të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës, si dhe do të formohet grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Grupi Parlamentar i Aleancës do të mbajë konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:45)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shpall konkurs për përzgjedhjen e komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Komisioni për Mjedis formon grupet e punës për Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat