Ngjarjet e datës 11 nëntor

Kosova

Ngjarjet e datës 11 nëntor

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 21:56
Fotoilustrim

Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt (ora 9:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 09:00)

Instituti Pedagogjik i Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare me temë: Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në shërbim: praktikat aktuale, sfidat, trendet dhe mundësitë. Merr pjesë ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 9:30)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të kompanisë “Hidrodrini" për 2025. Të ftuar: kryeshefi ekzekutiv dhe kryesuesi i bordit; Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Trepëçs për vitin 2025. Të ftuar: kryeshefi ekzekutiv dhe kryesuesi i bordit; shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për 2025. Të ftuar: kryeshefi ekzekutiv dhe kryesuesi i bordit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini shqyrton në parim Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027; Votimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer në Kosovë (KAS) organizon Forumin për të ardhmen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor 2026. Merr pjesë presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori gjerman Rainer Rudolph. (Hotel Courtyard by Marriott, Prishtinë, ora 12:00)

Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton dokumentacionin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme plenare, diskutohet për raportin e BE-së për Kosovën. (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 13:30)

Ministria e Shëndetësisë organizon ceremoninë e hapjes së Konferencës së parë ndërkombëtare për cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Merr pjesë presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat