Ngjarjet e datës 13 nëntor

Kosova

Ngjarjet e datës 13 nëntor

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 21:01
Fotoilustrim

Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Xhevat Krasniqi. (Pallati i Drejtësisë, ora 09:30)

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë takimin e tij të radhës. (Salla e takimeve, kati 6, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë, ora 10:00)

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt organizon sesion informues lidhur me mundësitë e financimit dhe grantet për shërbime të konsulencës, në kuadër të programit Advice for Small Businesses. (Salla e Kuvendit Komunal, Ferizaj, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Mbahet ceremoni solemne me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Universitetit “Haxhi Zeka”. (Kampusi i Universitetit “Haxhi Zeka” - objekti i ri i Fakultetit të Biznesit dhe Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, rruga UÇK, Pejë, ora 11:00)

Kombëtarja e Izraelit në futboll mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 11:00)

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Izraelit. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 11:30)Kombëtarja e Kosovës në futboll mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 14:20)

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 15:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat