Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, rrezik nga shembja e kulmeve

Kosova

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, rrezik nga shembja e kulmeve

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 12:18
Drenas

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Komuna e Drenasit ka njoftuar se në rrugën “Adem Mulaj”, afër parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë.

Dëmtime serioze janë evidentuar edhe në kulmin e objektit të çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku që pjesë të tjera të shkëputen si pasojë e erërave.

Përmes një njoftimi publik, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku janë evidentuar dëmtime.

Autoritetet komunale kanë kërkuar që qytetarët të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara dhe të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet.

“Siguria e qytetarëve mbetet prioritet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Deri më tani, në njoftim nuk raportohet për persona të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat