​Të shtëna mes dy palëve në Mitrovicë, Policia po e heton rastin si vrasje në tentativë

Kronikë

​Të shtëna mes dy palëve në Mitrovicë, Policia po e heton rastin si vrasje në tentativë

Më: 10 gusht 2026 Në ora: 10:51
Ilustrim

Një rast i të shtënave me armë zjarri, që dyshohet se kanë ardhur nga dy palë, është duke u hetuar nga Policia e Kosovës si “Vrasje në tentativë”.

Rasti është raportuar të dielën rreth orës 15:30 në Mitrovicë të Jugut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitet që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë vërejtur disa vrima në muret e dy banesave, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga armët e zjarrit.

“Është raportuar për disa të shtëna me armë zjarri, policia kanë dalur në vend e ngjarjes ku kanë vërejtur në mure të dy banesave disa vrima shpuese – që dyshohet se janë nga goditje nga armët e zjarrit dhe dyshohet që gjuajtjet kanë qenë nga dy palë”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Policia ka bërë të ditur se rasti mbetet nën hetime nga njësitet relevante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat