Kapen tri gjedhe që dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia në Kosovë

Kronikë

Kapen tri gjedhe që dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia në Kosovë

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 11:38
Fotoilustrim

Policia Kufitare ka ndaluar një automjet transportues në rrugën Laqiq-Sedllar, ku janë gjetur tri gjedhe për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.

Rasti është raportuar më 10 gusht rreth orës 20:30. Sipas Policisë, dy personat e dyshuar nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm për kafshët.

Me vendim të prokurorit, gjedhet janë konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat