Një artar në Prishtinë ka bërë një ankesë në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar fotot e një gruaje që thotë se i ka vjedhur një rreth dore prej arit.
Ai ka publikuar edhe videon, kur gruaja duke e mashtruar i ka vjedhur arin dhe më pas ka vazhduar bisedën duke qeshur sikur e interesuar për tregti.
Gruaja largohet nga dyqani, sikurse nuk ‘mori’ asgjë.
"Pershendetje, sot kjo grua ma vjedhi nje hallhalle te dores. Nese e njihni me lajmeroni mua ketu ose ne numrin 044179617
Prishtine, te plepat 12:25", shkruan artari.

