Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe një grua e lënduar rëndë

Kronikë

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe një grua e lënduar rëndë

Më: 14 gusht 2026 Në ora: 08:14
Fotoilustrim

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:00, në fshatin Grackë e Vogël, ku janë përfshirë dy vetura.

Siç raportojnë mediat, si pasojë e përplasjes, personi që ka humbur jetën është një 72-vjeçar, ndërsa një grua është lënduar rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente, ndërsa me autorizim të prokurorit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat