Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, këta janë dy vëllezërit që mbetën viktimë

Kronikë

Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, këta janë dy vëllezërit që mbetën viktimë

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 08:05 Përditësuar në ora: 11:42 më 17.08.2026
Hajdar dhe Bujar Matarova

Dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin në Podujevë

Publikohet fotografia e dy vëllezërve që humbën jetën në aksidentin në Podujevë.

Hajdar dhe Bujar Matarova janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.

Aksident tragjik në Surkish, vdesin dy persona

Nga: H.O.

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës, ku kanë humbur jetën dy persona.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 16 gusht, rreth orës 22:30. Dyshohet se një vozitës mashkull kosovar, duke drejtuar një veturë, nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër të drejtuar nga një mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe kanë ndërruar jetë.

Vozitësi i veturës tjetër, pas marrjes së tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat