Në gjendje të dehur sulmon bashkëshorten dhe dy gra, tenton t’ia vërë flakën shtëpisë

Kronikë

Në gjendje të dehur sulmon bashkëshorten dhe dy gra, tenton t’ia vërë flakën shtëpisë

Nga: H.O. Më: 17 gusht 2026 Në ora: 10:39
Ilustrim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Drenas gjatë orëve të para të së dielës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 gusht rreth orës 02:30, ku një i dyshuar kosovar, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe dy viktima të tjera femra kosovare.

Si pasojë e sulmit, njëra nga viktimat ka marrë tretman mjekësor.

Policia njofton se i dyshuari më pas ka dëmtuar edhe orenditë e shtëpisë, ndërsa ka tentuar t’ia vërë flakën banesës. Gjatë këtij veprimi, edhe vetë i dyshuari ka pësuar lëndime.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat