E kanosi fqinjin në Leposaviq, policia s'e gjen të dyshuarin në shtëpi

Kronikë

E kanosi fqinjin në Leposaviq, policia s'e gjen të dyshuarin në shtëpi

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 10:16
Fotoilustrim

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur nga fqinji i tij në Leposaviq.

Sipas raportit policor, ankuesi, ka deklaruar se pas një kanosjeje nga fqinji i tij, rasti është denoncuar në Polici.

Njësitet policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për ta intervistuar, mirëpo ai nuk është gjetur aty. I dyshuari aktualisht është në kërkim.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat