​Arrestohen zyrtarë të Kadastrës në Fushë Kosovë

Kronikë

​Arrestohen zyrtarë të Kadastrës në Fushë Kosovë

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 11:34
Fotoilustrim

Disa zyrtarë të Zyrës Kadastrale në Fushë Kosovë janë arrestuar sot, mëson KosovaPress.

Sipas burimeve të KosovaPress, arrestimet janë kryer gjatë një aksioni të zhvilluar në Fushë Kosovë. Deri në këtë fazë nuk dihet numri i saktë i personave të arrestuar dhe as veprat penale për të cilat dyshohen.

KosovaPress i është drejtuar Policisë së Kosovës për informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.

Ndërkohë, ekipi i KosovaPress ka dalë në terren dhe do të sjellë informacione lidhur me këto zhvillime.

Në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është publikuar njoftim për këtë aksion.

KosovaPress do t'ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat