U largua nga shtëpia me thikë në dorë, ndalohet nga policia në Pejë

Kronikë

U largua nga shtëpia me thikë në dorë, ndalohet nga policia në Pejë

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 10:06
Fotoilustrim

Një grua është ndaluar nga Policia e Kosovës në Pejë pasi dyshohet se ishte larguar nga shtëpia duke mbajtur me vete një mjet të mprehtë, përkatësisht thikë.

Rasti është raportuar më 10 shtator, rreth orës 13:03, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Sipas Policisë, e dyshuara kosovare është ndaluar, ndërsa nga ajo është konfiskuar thika.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

"Rr. Adem Jashari, Pejë / 10.09.2026 – 13:03. Është raportuar se dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia nën posedim të një mjeti të mprehtë/thikë. Lidhur me rastin e dyshuara është ndaluar dhe nga e njëjta është konfiskuar mjeti, dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat