Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle në pesë shtëpi të personave të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Mitrovicë.
Kontrollet janë kryer më 10 shtator në rrugën “Shala e Bajgorës”, ndërsa gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar disa dëshmi që dyshohet se lidhen me rastin.
Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
"VJEDHJE E RËNDË/Rr. Shala e Bajgorës –Mitrovicë / 10.02.2026 – 08:30. Me datën 10.09.2026 janë kontrolluar pesë shtëpi të të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa dëshmi që ndërlidhen me rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje".