Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit dhe viktima janë shtetas kosovarë.
Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.