Kontrabandoi katër shtetas të huaj me veturë, policia e kërkon të dyshuarin

Kronikë

Kontrabandoi katër shtetas të huaj me veturë, policia e kërkon të dyshuarin

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 10:18
Fotoilustrim

Një person dyshohet të ketë kontrabanduar katër shtetas të huaj në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se me veturë kishte kontrabanduar katër viktima meshkuj shtetas të huaj.

I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar’, thekson policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat