Një person është goditur me thikë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ndërsa lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 22:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka goditur me thikë viktimën, po ashtu mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas incidentit.
I dyshuari është arrestuar më 19 shtator dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Lëndim i lehtë trupor”.