Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë, të dyshuar për veprën penale të fajdes.
Sipas raportit të Policisë, rasti është regjistruar më 24 shtator 2026, rreth orës 14:00, ku dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi tjetër, transmeton "Bota sot"
Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, ndërsa janë gjetur edhe disa fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.