U sulmua nga dy persona të panjohur, një burrë përfundon në QKUK

Kronikë

U sulmua nga dy persona të panjohur, një burrë përfundon në QKUK

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 08:55
Fotoilustrim

Një burrë ka përfunduar në QKUK pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Viktima ka deklaruar se ishte sulmuar nga dy persona të panjohur.

“Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari m/k dhe rasti është duke u hetuar”, thotë PK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat