Fëmija humb jetën në Treboviq të Pejës, dyshohet se u zu nga dyert e oborrit

Kronikë

Fëmija humb jetën në Treboviq të Pejës, dyshohet se u zu nga dyert e oborrit

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 13:52
Fotoilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës.

Burimet bëjnë me dije se atje një fëmijë e ka humbur jetën.

Dyshohet se atë e zunë dyert e oborrit.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia, përmes zëdhënësit rajonal të Pejës Driton Rugova.

"Më datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore", tha Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat